Çmimi shtetëror “11 tetori”, fitues Vangellov, Kuzmanovski, Nesimi dhe Begova

11.10.2021 16:37

Në kuvend u nda edhe çmimi shtetëror “11 tetori”...

Në kuvend u nda edhe çmimi shtetëror “11 tetori”. Për krijimtari jetësore, ky çmim  iu nda filologut Atanas Vangellov, akademikut Pavle Kuzmanovski, politologut Mahi Nesimi, si dhe aktores Bedia Begova.

Në emër të fituesve të çmimit akademiku Pavle Kuzmanovski tha se ky çmim është përgjegjësi e madhe për krijuesit, por edhe për të rinjtë.

“Vetëm një përgjegjësi është më e madhe nga përgjegjësia e artistit, dhe të gjithë krijuesve, ndërsa ajo është përgjegjësia e gjeneratave të reja, e të rinjve, të cilët krijimtarinë nacionale duhet ta ruajnë dhe respektojnë. Gjithçka që krijojmë, krijojmë për ju!”, tha Kuzmanovski.

Politologu Mahi Nesimi tha se pushtetet duhet të mendojnë për buxhet më të madh në krijimtarinë shkencore. Përkujtoi se me vetëm  0,1% të buxhetit që ndahet  për zhvillimin e shkencës, popullata nuk ka çfarë ardhmërie të presë. I apeloi   politikës që të mendojë edhe për zhvillimin e shkencës.