Botë
Shteti Islamik rrëzoi një helikopter irakin
13.12.2014 15:21
Pjesëtarët e organizatës ekstremiste Shteti Islamik sot rrëzuan një helikopter ushtarak irakian dhe dy pilotë e humbën jetën, njoftuan përfaqësuesit irakianë...

Helikopteri "EC635" është rrëzuar në periferinë e vendit të shenjtë shiit Samare, 95 kilometra në veri të Bagdadit.
Një përfaqësues anonim i ministrisë irakiane të Mbrojtjes deklaroi se ekstremistët sunitë kanë rrëzuar një helikopter nga minahedhësi raketor.
Ekstremistët në tetor rrëzuan të paktën dy helikopterë ushtarakë irakianë në afërsi të qyteti Beixhi.
