Maqedoni
Parashikimi i motit
12.10.2021 09:02
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me vranësira në të gjithë territorin....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me vranësira në të gjithë territorin. Paradite do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa pasdite periudha me diell dhe erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 11 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 8 deri 16 gradë celcius.
Në Shkup paradite me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm. Pasdite vranësira do të zvogëlohet dhe do të fryejë erë mesatare, përkohësisht erë e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie në 9 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe kushte për reshje të shiut.
