Maqedoni
Shkup, sanksionohen 119 shoferë, 59 për tejkalim të shpejtësisë
12.10.2021 10:23
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë kontrolleve të përforcuara të trafikut në territorin e qytetit të Shkupit...

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë kontrolleve të përforcuara të trafikut në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 119 gjoba, prej të cilave 59 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 10 sanksione për vozitje pa patentë shofer, 13 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për automjete të paregjistruara.
Poashtu janë shqiptuar edhe 7 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, 9 kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, 5 sanksione për kalimin e një sinjali të mbyllur (dritë e kuqe) dhe 37 masa për parkim të paligjshëm.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
