Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, “Më mirë për Tetovën”, vizioni për hapësirat publike

12.10.2021 10:48

Nisma “Më mirë për Tetovën” thotë se tetovarët nuk e meritojnë një qytet ku nuk ka gjelbërim dhe vende për aktivitete rekreimi....

Nisma “Më mirë për Tetovën” thotë se tetovarët nuk e meritojnë një qytet ku nuk ka gjelbërim, vende për aktivitete rekreimi.

“Në Tetovë, në shumë lagje tona, hapësirat publike janë lënë pas dore, pa gjelbërim, pa parqe e kënde të lojërave për fëmijë dhe as vende për aktivitete sportive. Këto hapësira neve na janë vjedhur, duhet t’ua kthejmë prapë qytetarëve. T’i ndalim ndërtimet e pakontrolluara në mëhallët tona. Katrahura urbanistike po shpërndahet si metastazë çdo ditë e më shumë. Tetovarët meritojnë të kenë jetë të dinjitetshme.”,- tha Fortesa Asani nga nisma “Më mirë për Tetovën”.