Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Lëvizja “Besa” mbajti takime në Drenovec të Tetovës

12.10.2021 11:09

Lëvizja “Besa”, mbajti mbrëmë takim me banorët e Drenovecit....

Lëvizja “Besa”, mbajti mbrëmë takim me banorët e Drenovecit. Kandidati i “Besës” për Tetovën, Bilal Kasami, shpalosi programin e tij 4 vjeçar. Ai tha se ka plan të qartë për të zgjidhur problemet.
 
“Ju e shihni që veç më kemi dalë me një plan konkret se si do ta zgjidhim çështjen e ujit të pijshëm 24 orë, si do ta zgjidhim çështjen e kanalizimeve të munguara, se si do ta zgjidhim çështjen e mbeturinave dhe këtu nga Drenoveci ju garantoj dhe gjithë këto probleme dhe zgjidhjen e tyre unë e kam arritur me bashkëpunëtorët të cilët janë në komunën e Tetovës dhe në ndërmarrjet që janë në kuadër të Komunës së Tetovës… Qëllimi jonë është që Drenovecin dhe Tetovën  ta bëjmë një lagje ekskluzive që çdokush do të dëshirojë të jetojë. Në ditët në vijim deri ditën e diel duhet t'i kërkoni votë çdo banori të Drenoiveci, këtu nuk është më çështje partiake, këtu nuk është më çështje etnike, kjo nuk është çështje e ndasive që i kemi në mesin tonë, këtu është çështje për të ardhmen e Tetovës.”,- tha kandidati për kryetar të komunës së Tetovës -“Besa”, Bilall Kasami.
 
Ai tha se problemet  me të cilat ballafaqohen qytetarët, nuk janë as etnike, as partiake, por thjesht janë çështje jetike për njeriun.


LEUNORA KALIQI