Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Ibrahimi kërkon votën e qytetarëve në Tetovë

12.10.2021 11:27

Kandidati për Tetovën nga “Lëvizja për shtet dhe drejtësi”, kërkon votë për të garantuar qeverisje të mirë me Tetovën....

Kandidati për Tetovën nga “Lëvizja për shtet dhe drejtësi”, kërkon votë për të garantuar qeverisje të mirë me Tetovën. 
 
“Vota juaj ka vlerë. Mos votoni për ata që ju bindin se do jenë fitues. Këtë herë votoni ndryshe, për të sjellë ndryshimin e për të dalë ju fitues. Kjo nuk është thjesht një garë demokratike mes partive politike. Këto zgjedhje janë një luftë mes së mirës dhe të keqes. Mes premtimeve boshe të përsëritura dhe zotimit për të shkulur të keqen e sjellë qeverisje të mirë. Votoni numër 18.”,- tha kandidati për komunën e Tetovës- Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi, Afrim Ibrahimi.