Sportet E Tjera

Holmner befason dhe fiton në sllallomin e femrave në Ore

13.12.2014 15:23

Maria Pietila Holmner është fituese e sllallomit të tretë sezonal në konkurimin e femrave sivjet...

Skitarja suedeze, në terenin nikoqir të qytetit të Ores, përgatiti surprizë, duke befasuar të gjitha kundërshtaret dhe duke triumfuar pas dy rrëshqitjeve, me kohë të përbashkët prej 1 minutë, 43 sekonda dhe 65 të qintat, për fitoren e tretë në karierën e saj profesioniste, të parën që nga janari i vitit 2011.

Pas Holmnerit, në piadestal, në vendin e dytë u ngjit fituesja e garës së djeshme në sllallom të madh dhe liderja në rënditjen e përgjithshme, Tina Maze, e cila ngeci vetëm gjashtë të qintat e sekondës ndaj fitueses, ndërsa e treta u rradhit Frida Hansdotter, njëashtu suedeze.

Kjo e fundit, fal 60 pikëve të fituara sot, prinë në rënditjen e sllallomit, me 220 pikë të tubuara, para Mazes dhe Holmnerit, ndërsa sllovenja është bindshëm e para në rënditjen e përgjithshme, me 560 pikë të tubuara dhe ka 257 më shumë se e dyta, Anna Fenninger. 

MUSTAFA ADEMI