Botë

Përmbytje në Kinën Veriore, të paktën 15 persona humbën jetën

12.10.2021 13:05

Të paktën 15 persona humbën jetën ndërsa tre të tjerë janë zhdukur nga shiu i madh....

Të paktën 15 persona humbën jetën ndërsa tre të tjerë janë zhdukur nga shiu i madh dhe përmbytjet që goditën provincën veriore të Kinës, Shanxi.
 
Përmbytjet kanë shkatërruar mijëra shtëpi duke detyruar më shumë se 120 mijë njerëz të zhvendosen në vende më të sigurta, thanë zyrtarët lokalë. Janë shkatërruar edhe mbi 190 mijë hektarë tokë e përpunuar ndërsa humbjet ekonomike vlerësohen në 770 milion dollarë. Për shkak të përmbytjeve u ndërprenë edhe operacionet në minierat e qymirit që edhe më tej e thellojnë problemin e vendit i cili përballet me mungesë të karburanteve.