Maqedoni
KRRE: Rriten për 2 den. çmimet e derivateve të naftës
12.10.2021 13:27
Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi që nga mesnata të ketë shtrenjtim të ri të çmimit për derivatet e naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi që nga mesnata të ketë shtrenjtim të ri të çmimit për derivatet e naftës, respektivisht për 2 denarë e gjysmë. Eurosuper BS-95 dhe EUROSUPER BC-98 shtrenjtohen për dy denarë, ndërsa diseli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëritë për 2.5 denarë.
Çmimi i ri i benzinës EURO-SUPER 95 do të kushtojë 75.5 denarë për një litër, ndërsa benzina Euro-super BC- 98 do të shitet për 77.5 denarë për një litër. Diseli nga mesnata do të kushtojë 67.5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëritë në pajtim me çmimin e ri do të kushtojë 67 denarë. Mazuti shtrenjtohet për 1.630 denarë për kilogram, dhe do të kushtojë 42.761 denarë për kilogram.
Nga Komisioni rregullator i energjetikës njoftojnë se shtrenjtimi i çmimit të derivateve të naftës vjen si pasojë e shtrenjtimit të çmimit në tregun botëror brenda 7 ditëve të fundit.
