Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska premton barazi gjinore dhe panair
12.10.2021 13:39
Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska, premton barazi gjinore....

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska, premton barazi gjinore në administratën e qytetit. Gjithashtu dhe hapjen e panairit.
“Do të ngremë ura bashkëpunimi me institucionet nacionale e ndërkombëtare dhe me shumë organizata, me qëllim që të mundësojmë përforcimin e fuqisë ekonomik dhe pavarësinë financiare të femrës. E kur jemi te ekonomia, Shkupit i mungon panairi... Do të iniciojmë procedura për marrjen me qira të një objekti për panairin. Vetëm kështu Shkupi do jetë një qytet modern, me të gjitha objektet bazike të domosdoshme jo vetëm për mbështetjen e sipërmarrësisë, por edhe krijimin e një kulture shoqërore për një ekonomi në një nivel më të lartë.”,- tha kandidatja e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.
