Maqedoni

Screening-u i nxënësve, Carovska: Jemi në koordinim me shëndetësinë

12.10.2021 14:01

MASh ende nuk disponon me të dhëna të sakta se kur do të fillojë skriningu i 8200 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme...

MASh ende nuk disponon me të dhëna të sakta se kur do të fillojë skriningu i 8200 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, i paralajmëruar për këtë javë nga ana e autoriteteve shëndetësore. Nxënësit e përzgjedhur përmes E-ditarit do të testohen me pëlqim paraprak nga prindërit, që të sigurohen të dhëna nëse ka transmision të virusit në shkolla. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, tha se është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë për detajet se si do të realizohet skriningu. 
 
“MASh është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë e cila është kompetente për koordinimin e këtij procesi i cili është drejtpërdrejtë në kompetencë të kësaj Ministrie. Në momentin kur institucionet do të kenë informacione të reja opinioni do të jetë i informuar.”,- deklaroi ministrja e arsimit, Milla Carovska.
 
Digjitalizimi i arsimit, Carovska: Edhe 6 mijë tabletë në dispozicion
 
Sa i përket digjitalizimit të arsimit, ministrja Carovska tha se  procesi është në rrjedhë e sipër, ndërsa MASh ka ende në dispozicion tabletë për nxënësit që vijnë nga familje sociale. 
 
“MASh ka në dispozicion edhe  6 mijë tabletë  që nënkupton se çdo institucion që ka kërkuar nga MASh tabletë të njëjtat i ka marrë. Bëhet fjalë për nxënës që vijnë nga familje sociale. Librat janë në dispozicion edhe në version online, por edhe ofline dhe në tabletë veç më mësimet janë shkarkuar. Po ashtu arsimtarët mund tu japin librat nxënësve edhe në versionin e printuar nëse nxënësi ka nevojë për libër.”,- tha ministrja e arsimit, Milla Carovska.
 
Librat dhe tekstet shkollore të cilat janë të papërdorshme duhet të çregjistrohen nga ana e shkollave dhe për këtë procedurë kompetente janë komunat, ka deklaruar Carovska.   
 
FLUTURA LATIFI