Botë
Vaksinimi i studentëve në shqipëri, Manastirliu: Pa vaksina, nuk ka hyrje në auditore
12.10.2021 14:43
Duke filluar nga java tjetër, studentwt nw Shqipëri do të duhet që të paraqesin kartën e vaksinimit për vijimin e procesit normal mësimor....

Duke filluar nga java tjetër, studentwt nw Shqipëri do të duhet që të paraqesin kartën e vaksinimit për vijimin e procesit normal mësimor.
Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë dhe njëherë thirrje studentëve të vaksinohen në mënyrë që të kenë mundësi të vijojnë mësimin normalisht. Ashtu si thonë ekspertët dhe ajo çfarë konfirmohet ditë pas dite është jo vetëm efektiviteti i vaksinës përsa i përket uljes së transmetueshmërisë por gjithashtu vaksina mbron deri në 100% format e rënda të sëmundjes dhe gjithashtu dhe fatalitetet”, tha Manastirliu.
“Tashmë kemi hyrë në një fazë tjetër të fushatës së vaksinimit të personave mbi 18 vjeç dhe të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në terren. Gjatë kësaj jave ne kemi filluar bashkëpunimin me strukturat e arsimit të lartë. Ju e shihni që tashmë vetë rektorët janë të angazhuar, të gjithë stafet e tyre për të njoftuar studentët që kjo javë është javë vaksinimi. Sepse duke filluar nga java tjetër do të duhet që të paraqesin kartën e vaksinimit për vijimin e procesit normal mësimor. Vaksina është e vetmja armë që të shpëton jetën.”, tha Ogerta Manastirliu, ministre e shëndetësisë e Shqipërisë.
