Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, “Maqedonia e vetme”, kërkon votë në Veles

12.10.2021 15:26

Partia “Maqedonia e vetme” kërkon votë për listën e këshilltarëve në Veles...

Partia “Maqedonia e vetme” kërkon votë për listën e këshilltarëve në Veles, duke premtuar punë me ndershmëri e përgjegjësi.
 
“Kërkojmë mbështetje nga banorët e Velesit, me kandidatë të ndershëm sepse, sipas filozofisë përmes të cilës ne i shohim gjërat, është shumë e lehtë të zgjidhen problemet reale të qytetarëve. Për të ndërtuar  një komunë të sigurt e të bukur për të jetuar, duhen vetëm politikanë të ndershëm. Ne si “Maqedonia e vetme” dhe listës së këshilltarëve tanë për Velesin, nuk na mungon dituria dhe kemi dëshirë për punë të ndershme e me përgjegjësi për banorët e kësaj komune.”,- tha kryetari i Partisë “Maqedonia e vetme”, Janko Baçev.