Basketboll

Fitore befasuese e Lejkersave kundër kampionit San Antonios

13.12.2014 15:25

12 ndeshjet e luajtura mbrëm në NBA, kaluan në shenjë të fitores të LA Lejkersave, të korrur kundër kampionëve aktual të San Antonios...

Ekipi nga Kalifornia, që është shumë larg ditëve të mira nga e kaluara, surprizoi kampionin, duke e mundur me rezultatin e ngushtë prej 112-110, më së shumti fal lojës së mirë të Nik Jangut.
 
Ky I fundit, shfrytëzoi më së miri mungesën e Kauhi Leonardit te kundërshtari, duke shkëlqyer në triumfin e skuadrës së tij, me 29 pikë dhe njëherësh duke regjistruar trepikëshin për fitore në kohën shtesë, prej pothuajse nëntë metrash. 
 
Derbi tjetër I mbrëmjes u luajt mes Çikagos dhe Portllandit, ku në dyluftimin direkt mes Rouzit dhe Lillardit, ky I fundit shënoi më shumë pikë, por megjithatë fitoj skuadra e Rouzit, me 115-106.
 
Te Blejzersat, Lillardh dhe Olldrixh shënuan nga 35 pikë, të cilat nuk mjaftuan për fitore, ndërsa në triumfin e bullsave, Rouz kontriboi me 31 pikë e pesë asiste. 
 
Nga takimet tjera, veqojmë humbjen e re të Klivlendit të Lebron Xhejmsit, që tani u mposht nga Nju Orleansi, si dhe fitoren e Okllahomës kundër Minesotës. 
 
MUSTAFA ADEMI