Maqedoni

Projekti "Shkolla takon kompanitë", 1.400 studentë zgjodhën të studiojnë në paralele duale

12.10.2021 15:45

Përforcimi i të mësuarit përmes punës dhe lidhja e arsimit me komunitetin e biznesit...

Përforcimi i të mësuarit përmes punës dhe lidhja e arsimit me komunitetin e biznesit, marrja e aftësive të nevojshme në tregun e punës që do të rrisin punësimin, ashtu si edhe reformat e kompetencave të Qendrës për Arsim dhe Trajnim Profesional, ishin qëllimet kryesore të projektit trevjeçar rajonal "Shkollat takohen me kompanitë", i cili përfshinte Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, tha se dialogu social për krijimin e besimit midis sektorit real dhe shkollave për arsimin e mesëm profesional filloi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në janar të këtij viti dhe se me thirrjen nga muaji arritën të hapnin 97 paralele duale dhe të nënshkruajnë kontrata me 200 kompani.
 
“Jo vetëm që hapëm 97 paralele duale në thirrjen e 31 Marsit por u regjistruan 1400 nxënës në shkollat profesionale, dhe kështu e rritëm me 6 % numrin e nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme profesionale në vendin tonë. Në mbështetje të këtij procesi, MASh për herë të parë harmonizoi politikën e regjistrimit me politikën e bursave dhe mundësoi bursa për studentë në shkollat profesionale trevjeçare dhe paralele duale katërvjeçare në vlerë prej 3.500 denarë në muaj. Kjo siguroi motivim shtesë për shkollat profesionale, dhe motivon kompanitë me bursat e tyre për studentët që të marrin mbështetje shtesë financiare gjatë trajnimit, që do të thotë se, krijohet një praktikë pune dhe një shpërblim për punën e kryer.”,- tha Milla Carovska nga MASh. 
 
“Arsimi me paralele duale është me të vërtetë diçka që kërkohet në tregun e punës dhe për zhvillimin e kompanive. Shpresojmë se së shpejti do ta kalojmë pandeminë  e cila seriozisht i ka goditur ekonomikisht vendet tona, po ashtu e ka dëmtuar edhe sistemin arsimor. Ne e shohim këtë si një sfidë dhe ne duam të kemi profesione profesionale që do të plotësojnë kërkesat e tregut që do të forcojnë ekonominë. Austria dhe të tjerët në bashkësinë ndërkombëtare janë këtu për të ndihmuar. Detyra e institucioneve në vend është zbatimi dhe zhvillimi i mëtejshëm në këtë fushë.”,- theksoi ambasadori i Austrisë, Georg Vutsas.
 
Projekti është financuar nga Ministria Federale e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit Shkencor të Austrisë, projekti "Shkolla takon kompanitë" u zbatua me mbështetje financiare nga Agjencia për Arsimin dhe Ndërkombëtarizimin e Austrisë dhe përkon me politikat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të forcuar arsimin e mesëm profesional.
 
GYLTENE SINANI