Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, LSDM mbrëmë mbajti tubim në komunën e Karposhit
12.10.2021 16:00
Karvani zgjedhor i LSDM-së “Më të mirën për komunën time” prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Karposhit...

Karvani zgjedhor i LSDM-së “Më të mirën për komunën time” prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Karposhit, Dushko Veskovski, dhe listën e kandidatëve të tyre komunalë. Ky i fundit u përbetua para banorëve se Karposhin do ta shndërrojë në një komunë shembullore dhe se do t’i realizojë 5 projektet kryesore të tij, të cilët përmbajnë urbanizim human, agjendë të gjelbër, zhvillim ekonomik, digjitalizim të shërbimeve komunale dhe investime kapitale dhe infrastrukturore.
“Më e mira për komunën Karposh vjen me top 5 projektet kryesore, të cilat përfshijnë ndërtimin e një garazhi në kate me kulm të gjelbëruar tek qendra tregtare “Leptokaria”, ndërtimin e dy çerdheve të reja dhe rekonstruimi i çerdheve të tjera ekzistuese, ndërtimin e parkut të madh, themelimin e qendrës rinore dhe urbanizim i planifikuar të zonës përreth Zllokuçanit dhe Bardovcit.”,- deklaroi kandidati për kryetar të Krushevës – LSDM, Dushko Veskovski.
Edhe kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili po ashtu kërkon përkrahjen e qytetarëve për mandat të dytë përmendi projektet e realizuara infrastrukturore të cilët përfshin zgjerim, ndërtim dhe rekonstruim të shumë bulevardeve dhe rrugëve në kryeqytete në veçanti në komunën e Karposhit. Përveç përfundimit të suksesshëm të projekteve tjera që janë në realizim e sipër, Shilegov pensionistëve po ashtu u premtoi transport falas publik për çdo ditë.
“Në të kaluarën pensionistët ishin të diskriminuar, pasi atyre u ishte mundësuar transport falas urban vetëm gjatë ditës së martë dhe të premte, kështu ata ishin të detyruar të gjitha obligimet e tyre t’i kryejnë gjatë këtyre dy ditëve. Andaj tani themi se në mandatin tonë të ardhshëm, pra pas përfundimit të pandemisë, pensionistët do të ketë transport falas për çdo ditë me çka nuk do të krijohet më rrëmujë nëpër autobusët urbanë.”,- tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit- LSDM, Petre Shilegov.
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, u tha banorëve se pushteti qendror mbështet projektet e paralajmëruara të Shilegovit dhe Veskovsit për Qytetin e Shkupit dhe Karposhit dhe u premtoi banorëve të kësaj zone se çdo projekt i tyre do të bëhet realitet dhe se do të realizohet gjatë mandatit të tyre të ardhshëm. Zaev fton qytetarët që pa mëdyshje më 17 tetor të votojnë për kandidatët e LSDM-së.
“Të nderuar ne vazhdojmë me juve përpara duke realizuar projektet e paralajmëruara siç janë, ndërtimin e një garazhi në kate në Leptokari, ku do të zgjidhim problemin me mungesën e vendeve të parkimit dhe ndërtimin e 2 çerdheve për fëmijë, ku njëra prej tyre q do të ndërtohet për rreth zonës së lumit Vardar dhe tjetra në afërsi tek ish fabrika “Aluminka” ku do të ambientohen të gjithë fëmijët.”,- theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Përveç kësaj Shillegov dhe Veskovski thanë se do t’i kushtojnë vëmendje të madhe sportit dhe kulturës, ndërsa të rinjve thanë se do ti subvencionojnë nëse përdorin transport ekologjik. Për nxënësit dhe studentët më të mirë do të japin bursa, thanë ata.
Koalicioni i LSDM-së në këto zgjedhje garon me gjithsej 69 kandidatë për kryetarë të komunave dhe me lista të këshilltarëve komunal në çdo komunë.
Programi i tyre ka disa shtylla të cilët detyrohen kandidatët të LSDM-së të përbetohen se do të vendosin sistem të mirëfilltë të komunikimit mes qytetarëve dhe kryetarët e komunave. Të jenë pranë tyre dhe t’i zgjidhin problemet e tyre në mënyrë sa më të shpejtë që është e mundur dhe njëherit t’u përgjigjen në afat 10 ditorë të gjitha iniciativave të qytetarëve. Të gjithë kandidatët janë përbetuar se do të punojnë për të rritur investimet dhe vendet e reja të punës dhe për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje, për zhvillim të përshpejtuar ekonomik, se do të gazifikojnë shumë qytete të vendit, dhe se do të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe në zhvillimin e turizmit duke pasur mbështetje për këtë projekte nga pushteti qendror.
REXHEP QAMILI
