Maqedoni
Prodhuesit e orizit: Të definohet çmimi për shitjen e orizit
12.10.2021 16:42
Prodhuesit e orizit nga Koçani shprehën sërish revoltën e tyre për çmimin jo të definuar për shitjen e orizit....

Prodhuesit e orizit nga Koçani shprehën sërish revoltën e tyre për çmimin jo të definuar për shitjen e orizit. Thonë se problemi tjetër është edhe mungesa e interesimit për ta blerë. Me këtë rast prodhuesit e orizit bllokuan rrugën Shtip-Koçan, por kësaj here policia nuk u lejoi të bllokojnë korsinë e dytë. Kërkojnë takim urgjent me kryeministrin apo ministrin e resorit përgjegjës.
“Revolti i bujqve është më shumë se i arsyeshëm prej arsyes që blerje nuk ka, çmime të definuara për blerje gjithashtu nuk ekzistojnë. Ballafaqohemi me kushtimisht thënë me mbijetesën e bujqve të cilët praktikisht nuk mund t’i mbarojnë as aktivitetet e korrjes dhe as atë që nënkupton obligime aktuale të cilat i kanë ndaj të gjitha subjekteve dhe drejt familjeve. Nga këtu është i nevojshëm një angazhim urgjent nga ana e Ministrisë dhe Qeverisë për gjetjen e zgjidhjeve adekuate.”,- tha një qytetar.
“Për fat të këtë para 10 ditëve biseduam me kryeministrin. Ai na premtoi se për 3 -4 ditë problemi ynë do të tejkalohet dhe se orizi do të blihet për 25 denarë. Për fat të keq nga e gjithë kjo nuk ka asgjë. Ne jemi të gënjyer dhe të tradhtuar.”,- u shpreh qytetar.
Prodhuesit e orizit thonë se me protesta do të vazhdojnë edhe më tutje deri në zgjidhjen e çështjes së mbijetesës së tyre.
FLORIJE BELULI KAMBERI
