Futboll

Reali i frikshëm, vazhdon të thejë rekorde

13.12.2014 15:28

Kampioni i Evropës, Real Madridi ka shënuar edhe një fitore tjetër në La Liga, pasi mposhti Almeria-n me rezultatin 1:4, për triumfin e 20-të rekord në seri në të gjitha veprimtaritë...

Të parët në epërsi kaluan ‘mbretërit’ nga Madridi, me ç`rast në minutën e 34-të, Isco u përkujdes për epërsinë e skuadrës së tij.

Por, vetëm pesë minuta më vonë, vendasit barazuan rezultatin me supergolin e realizuar nga Verza.

Megjithatë, Reali nuk u dorëzua dhe përsëri kaloi në epërsi me golin e Gareth Bale, tre minuta para mbylljes së pjesës së parë.

Almeria kishte rastin që të barazonte rezultatin, por nga pika e bardhë Verza nuk arriti që të mposhte Casillas-in, ndërsa në anën tjetër Real-i shënoi edhe dy gola të tjerë, realizator i së cilave ishte Cristiano Ronaldo, I cili tani më është ngjitur në kuotën e 25 golave të shënuar, për vetëm 15 ndeshje të luajtura sivjet në La Liga.

Pas kësaj fitore, Real Madridi përforcon kreun e tabelës me 39 pikë, duke vazhduar të mbajë kryesimin para rivalëve të mëdhenj, Barcelonës dhe Atletiko Madridit, ndërsa mbretërit, tani i prêt paraqitja në Kupën e Botës për klube, që po zhvillohet në Maroko.

Ekipi i Ancelotit, në gjysëmfinalen e kësaj veprimtarie, do të luaj me më të mirin nga dyluftimi mes Cruz Azulit meksikan dhe Syndejit australian, takim ky që është në program sonte.