Covid-19, 6 viktima e 130 infektime të reja në 24 orë
6 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit...

Pacienti më i ri ka i cili ka humbur jetën ka qenë 27 vjeç, shkruan raporti i Institutit të Shëndetit Publik. 2 prej viktimave janë nga Kumanova, dhe nga 1 viktimë janë regjistruar në Shkup, Tetovë, Kriva Pallankë dhe Strumicë.
Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital. Nga 1.843 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 130 persona, prej të cilëve edhe më tej kryeson Shkupi me 88 raste pozitive. Janë regjistruar edhe 423 pacientë të shëruar. Në vend ka 6.658. raste aktive.
Deri më tani janë realizuar gjithsej 1.326.737 testime për Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë gjithsej persona të diagnostikuar me Covid-19 është 195.132, numri pacientëve të shëruar 181.619, ndërsa numri i fataliteteve është 6.855.
