Maqedoni

Kontesti me Bullgarinë, Zaev: Presim nga Sofja sjellje vëllazërore

12.10.2021 17:46

Nga Bullgaria nuk kemi marrë garanci se do ta tërheq veton ndaj RMV-së...

Nga Bullgaria nuk kemi marrë garanci se do ta tërheq veton ndaj RMV-së dhe po ashtu as për udhërrëfyesin se do të jetë gati në fund të muajit, u përgjigj kryeministri, Zoran Zaev. Pret nga presidenti bullgar, Radev, të sillet në mënyrë evropiane në drejtim të tejkalimit të dallimeve. Me bullgarët thirremi vëllezër, ndërsa vëllezërit nuk bllokojnë, tha Zaev.
 
“Garanci nga Bullgaria nuk kemi marrë në samitin e Sllovenisë në Bërdo  por as BE nuk ka marrë garanci nga Bullgaria. Mesazhet ishin të qarta dhe besoj se presidenti Radev i ka kuptuar. Edhe njëherë vërtetoj se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe.  Grupet e punës vazhdojnë të punojnë në udhërrëfyesin dhe besoj së në pajtim me tekstin do të gjejnë zgjidhje,   pra se emri i shkurtër me emrin e gjatë është i njëjtë, se nuk kemi pretendime territoriale dhe kështu me radhë. Neve na duhet përkrahje nga Bullgaria. Është fqinji ynë i parë… Bullgaria është anëtare e BE-së dhe BE  nuk mundet  të miratojë vendim pa  pëlqim   të një  shteti anëtarë.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Ambasadorja gjermane, Holstein: Problemi është dypalësh, ne nuk përzihemi
 
Ambasadorja gjermane Holstein me qëndrim se Shkupi dhe Sofja  duhet t'i zgjidhin vet dallimet dypalëshe, pa i bartur ato në nivel të BE-së. E pyetur nëse Gjermania si vend i BE-së do të kërkojë të mbrohet komuniteti maqedonas në Bullgari, Holstein tha se edhe kjo çështje duhet argumentuar nën prizmin e karakterit të problemit dypalësh.
 
“Çështjet bilaterale nuk kanë vend në procesin aderues dhe duhet të zgjidhen jashtë procesit të integrimit në BE. Ky është argumenti kryesor dhe duhet të shihen edhe në aspekt të pakicave.”,- u shpreh ambasadorja e Gjermanisë në RMV, Anke Holsten.
 
Ndërkohë edhe kryeministri Zaev ripërsëriti se nuk është as e drejtë, as evropiane e as fqinjësore  të përzihesh në punët e brendshme të shtetit tjetër. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU