Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, PLD DOM: Përfshimë të rinjtë në vendimmarrje

12.10.2021 18:00

Nga koalicioni PLD-DOM thonë se të rinjtë gjithnjë e më pak janë të përfshirë në jetën politike...

Nga koalicioni PLD-DOM thonë se të rinjtë gjithnjë e më pak janë të përfshirë në jetën politike, veçanërisht në nivelin lokal. Kryetarët aktualë të komunave, nuk besojnë tek rinia, ose edhe kur  ka të rinj në listat për këshilltarë, ata janë në vendet e fundit.
 
“Në programin tonë ne kemi parashikuar masa për të rinjtë sepse mendoj se ne jemi të prekur drejtpërdrejt si kategori qytetarësh, por dëgjohemi më së paku. Për të gjithë të tjerët, ndoshta problemet janë zgjidhur kurse neve të rinjve, nuk ka mbetur tjetër vetëm të  marrim pasaportat dhe valixhet dhe të largohemi nga vendi. Vizioni ynë është që të përpiqemi t'i mbajmë të rinjtë në Kumanovë.”,- deklaroi kandidatja për këshilltare në Kumanovë - PLD DOM, Teodora Dimitrovska.
 
“Ne jemi të pastër e të pakontaminuar, nuk i detyrohemi asgjë askujt dhe investojmë në një ide të pastër me dëshirën për të ndryshuar gjërat në komunat tona. Kjo është arsyeja pse duhet të na jepet një mundësi dhe të na jepet mbështetje. Ne nuk kemi asgjë për të humbur, e gjithë jeta jonë është para nesh dhe ne jemi ata që mbartim të ardhmen.”,- u shpreh kandidatja për këshilltare në Shkup- PLD-DOM, Teodora Krstevska.
 
Premtojnë se nëse marrin mbështetje nga qytetarët, do të bëhen zëri i fuqishëm i të rinjve në të gjitha komunat ku PLD DOM garon me këshilltarë të rinj. 
 
SEDAT SELIMI