Maqedoni
Qytetarët ankohen te Avokati i Popullit
13.12.2014 15:32
Edhe për gjatë vitit 2014 kanë kryesuar ankesat e qytetarëve në adresë të Avokatit të Popullit...

Edhe për gjatë vitit 2014 kanë kryesuar ankesat e qytetarëve në adresë të Avokatit të Popullit e që kanë të bëjnë me mosefikasitetin e gjyqësorit dhe organeve të përmbarimit.
Por një numër i shtuar i ankesave vërehet edhe në fushat tjera thotë Avokati i Popullit Ixhet Memeti.
“Avansojnë ankesat të cilët kanë të bëjnë me punën e organeve të jurisprodencës apo konkretisht gjyqsorit apo përmbaruese dhe të tjerave. Qytetarët ankohen në gjyqsorin se nuk është objektiv ankohen se nuk punon me efikasitet. Nga ana tjetër kemi edhe numër të shtuar të ankesave që kanë të bëjnë me mardhëniet pronsoro-juridike, me mardhëniet e punës, funsionimi i policisë edhe pse është zvogluar numri i ankesave të qytetarëve ndaj asaj që do të thotë brutalitet i sjelljes apo i veprimeve policore në anën tjetër është rritur numri i ankesave të qytetarëve të cilët vlersojnë se policia nuk ndërmer veprime nëse ata kërkojnë ndihmë nga ajo. Nga ana tjetër kemi edhe vendet e privimit nga liria pra burgjet dhe institucionet tjera ku radhazi kushtet janë shumë të vështira”, shprehet avokati popullit Ixhet memeti.
Në krahasim me vendet e rajonit numri i parashrtresave në Zyrën e Avokatit të Popullit është shumë më i madh ndërsa shqetson fakti se raportet e përgjithshme shum pak përfillen nga institucionet thotë Ixhet Memeti.
NAIM RAMADANI
