Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, ASh-AAA mbrëmë mbajti tubim zgjedhor në Dibër

12.10.2021 18:13

Kandidati për kryetar komune nga Aleanca për Shqiptarët - Alternativa, Bekim Pocesta...

Kandidati për kryetar komune nga Aleanca për Shqiptarët - Alternativa, Bekim Pocesta, nga tubimi mbrëmë në Dibër tha se duhet   dije dhe guxim që Dibra të bëhet qytet siç e meriton. Kjo nuk është Dibra që siç duam ta shohim  të gjithë.
 
Dibra ballafaqohet me shumë vështirësi , qytet pa infrastrukturë, rini pa shpresë dhe shpërngulje masive. Furnizimi me ujë të pijshëm është një problem i madh theksoi Pocesta, i cili premtoi se nëse ai zgjidhet kryetar komune në Dibër do ta zgjidhë këtë çështje. U zotua se do të ofroj zgjidhje edhe problemin me deponinë do të bëj rikonstruimin e sheshit si dhe se do të paguhen kontributet e papaguara 12 vjet  ndërmarrjes komunale. 
 
Kemi plan strategjik se ku dëshirojmë të arrij, plani është nga pika zero ku aktualisht gjendet qyteti e deri të vizioni ynë që është një qytet modern me infrastrukturë të zhvilluar përmes shfrytëzimit të potencialit njerëzor që e posedon Dibra . e gjithë kjo do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik që është çelës për zhvillimin e një jetë cilësore, ka thënë Pocesta. 
 
“Të gjitha projektet që u thanë më parë janë projekte të studiuara mirë dhe të planifikuara nga ekipi im i profesionistëve dhe ekspertëve të fushave përkatëse. Ne zotohemi me mendje dhe zemër se që do të fillojmë punën që në ditën e parë të marrjes së mandatit për realizimin e këtyre projekteve.”,- tha kandidati për kryetar komune në Dibër, ASH-AAA Bekim Pocesta.
 
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se Dibra duhet të jetë një vend atraktiv jo vetëm për dibranët, mërgatën, por edhe për çdo qytetarë, për çdo shqiptarë duhet ta bëni atraktiv. Ju dini ta bëni këtë dhe për këtë kam besimin e madh tek të gjithë profesionistët dibranë që janë rreshtuar për fitoren. Intelektualët kurrë nuk i kanë munguar Dibrës. Mos anashkaloni asnjë derë për votë, nuk i ndajmë dhe cilësojmë njerëzit si të ASH-së, BDI-së, Alternativë, sepse ne punojmë për të gjithë pa dallime partiake, është shprehur Sela. 
 
“Unë ju lutem të flisni me të gjithë, me ata intelektualë që janë të çmuar, me çdo arsimtarë që i thotë vetes arsimtarë dhe intelektualë. Ti themi në mënyrë shumë të njerëzishme se nëse janë andej nuk e kanë vendin atje, sepse arsimtari është një misionarë ashtu siç ishin misionarët tanë të rilindjes. Kur sheh që klasat për çdo ditë po zbrazen dhe se është degraduar arsimi për disa vite, t’i nuk e ke vendin atje, por të rreshtohesh përkrah Bekim Pocestës”,- ka thënë Sela para dibranëve.
 
“Këto zgjedhje janë më tepër se zgjedhe lokale janë zgjedhje ku vendoset fati i politikbërjes të paktën edhe në një dekadën e ardhshme nga rezultatet të cilat do të shihen në këto zgjedhje.”,- u shpreh kryetari i ASh-së, Ziadin Sela.
 
Sipas tij, Dibra e bën Dibër edhe Shkupin, edhe Prishtinën, Tiranën dhe dibranët çdo herë kanë ditur ta nderojnë shqiptarin dhe shqiptarinë kudo që kanë jetuar dhe do të vazhdojnë t’ia rrisin namin shqiptarisë.
 
Ai i premtoi mërgatës  që Dibrën do ta kenë në duar më të sigurta, më të mira, në njerëz që dinë të kujdesen për Dibrën, sepse kanë  qëllime të pastra, sepse numri 6 do ta kthejë shpresën këtu në Dibër dhe për gjithë shqiptarët. Unë ju bëj thirrje për një mobilizim sa më maksima, ka thënë Sela. 
 
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë tubimit në Dibër tha se urrejtja ofendimet dhe etiketimet nuk sjellin  as një dobi, pasi që ka ardhur koha për bashkim, kohë kur do të vendoset për të ardhmen e këtij vendi.
 
Ai  kërkoi nga dibranët të bashkohen rreth kandidatit për kryetar komune, Bekim Pocesta dhe në ditën e zgjedhjes t’i japin mbështetje që ai të mund të realizoj programin dhe vizionin e tij për Dibrën dhe dibranët. 
 
“Ju presim edhe juve me duar hapur, ejani të dëshmojmë edhe një herë fuqinë bashkë që i fitojmë komunat shqiptare kështu do ta bëjmë edhe qeverinë e shumë shpejt  e pastaj jam i bindur se ndryshimi i madh te shqiptarët do të vij në mënyrën më të mirë të mundshme.”,- theksoi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
 
Gashi tha se kanë mbetur edhe pak ditë, mirëpo dibranët kanë dhënë fjalën e tyre për fitoren e Bekim Pocestën dhe kështu do të vendosin edhe më 17 tetor.
 
SANIJE DURAKU