Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, “E majta” mbajti tubim në komunën e Manastirit

12.10.2021 18:26

Partia politike “E Majta” mbrëmë prezantoi bartësin e listës së kandidatëve për këshilltarë komunal...

Partia politike “E Majta” mbrëmë prezantoi bartësin e listës së kandidatëve për këshilltarë komunal në komunën e Manastirit Goran Velevski. Kryetari i kësaj partie Dimitar Apasiev është në pritje që në zgjedhjet e 17 tetorit “E majta” të fitojnë 60 këshilltarë, prej të cilave katër ose pesë në Manastir, tha Apasiev.
 
Përveç kësaj Apasiev para qytetarëve të Manastirit ngriti dyshime edhe për blerjen e votës së qytetarëve, andaj u bëri të kenë kujdes gjatë periudhës së ardhme. 
 
“Gjatë periudhës së ardhshme do të bëhen tentime dhe do të keni oferta të turpshme në tregun për blerjen e votave për kryetarëve dhe këshilltarëve. Një këshilltar vlen 20 mijë euro para të grumbulluara në thes. Qëllimi i mitingjeve parazgjedhore është të japin udhëzime për të parandaluar grabitjen që po na pritet të na ndodh në këto zgjedhje ashtu edhe siç na ndodhi edhe në zgjedhjet parlamentare. Prandaj themi këtë herë se duhet ta parandalojmë këtë me forcat tona. Nga eksperienca në të kaluarën, ja vlen të përmendet se picerish në zgjedhjet lokale ka filluar rënia e shumë politikanëve. Një gjë e tillë i ndodhi Branko Crvenkovskit, dhe Nikolla Gruevskit, e njëjta gjë do t’i ndodh edhe Zoran Zaev në këto zgjedhje, pasi që në skenën e gjerë gjeopolitike dhe në skenën e politikës së brendshme fryjnë erëra të  tjera. Zaev bëri punën e tij dhe për këtë arsye është padëshirueshëm në disa tubime.”,- deklaroi kryetari i Partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.
 
Kreu i partisë “E Majta”, Apasiev kandidatëve për këshilltarë komunal iu premtoi se ata do të jenë së bashku edhe në garat zgjedhore republikane dhe do të përpiqen që fitojnë besimin e qytetarëve për të udhëhequr pushtetin qendror.
 
Në tubimin parazgjedhor të mbajtur në sheshin para monumentit të heroit kombëtar Steve Naumov në Manastir, “E majta” ftoi qytetarët për votim masovik. Partia “E majta” në zgjedhjet lokale 2021 garon me gjithsej tetë kandidatë për kryetar të komunave dhe me  40 lista të këshilltarëve komunal.
 
Pjesëmarrësit e kësaj në këto zgjedhje thanë se do të angazhohet për ndryshim i tërësishëm të punës së deritanishme të Këshillave Komunale, luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Në programin e tij zgjedhor thanë se do të kushtojnë vëmendje të vendojnë rend në shumë fusha në pushtetin lokal.
 
REXHEP QAMILI