Maqedoni
Parashikimi i motit
13.10.2021 09:03
Paradite do të fryejë erë veriore e dobët deri në mesatare, ndërsa pasdite në pjesën perëndimore...

Paradite do të fryejë erë veriore e dobët deri në mesatare, ndërsa pasdite në pjesën perëndimore do të përhapen vranësira të reja prej të cilës gjatë natës do të fillojnë reshje më intensive të shiut.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 2 deri në 9 gradë celcius ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 10 deri në 17 gradë celcius.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë. Nga orët e mbrëmjes do të jetë me vranësira dhe gjatë natës me paraqitjen e shiut të përkohshëm. Temperaturat e mëngjesit do të ulen deri në 6 gradë celcius ndërsa e ditës do të arrijë deri në 13 gradë celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me reshje më të rrëmbyeshme të shiut ku në pjesën perëndimore malore do të bie edhe borë.
