Maqedoni

Shkup, sanksionohen 166 shoferë, 31 për tejkalim të shpejtësisë

13.10.2021 09:55

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë kontrolleve të përforcuara të trafikut në territorin e qytetit të Shkupit...

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë kontrolleve të përforcuara të trafikut në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 166 gjoba, prej të cilave 31 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 20 sanksione për vozitje pa patentë shofer, 4 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për automjete të paregjistruara.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe 11 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, 8 për rirregullim ilegal, 4 për kalimin e një sinjali të mbyllur (dritë e kuqe) dhe 51 masa për parkim të paligjshëm.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.