Botë

Irani arreston 10 spiunë, punonin për agjencitë e huaja

13.10.2021 11:13

Irani tha se ka arrestuar 10 persona për të cilët thuhet se janë të lidhur me shërbimet e huaja të inteligjencës....

Irani tha se ka arrestuar 10 persona për të cilët thuhet se janë të lidhur me shërbimet e huaja të inteligjencës, njoftoi të martën agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
 
Arrestimet, sipas raportimeve, janë bërë në provincën jugore Bushehr.
 
Raporti tha se agjencia e inteligjencës iraniane i arrestoi 10 personat pas vëzhgimit “të sofistikuar dhe të vazhdueshëm”. Agjencia nuk i ka përmendur vendet me të cilat ishin të lidhur të dyshuarit, transmeton AP.
 
Këto persona kanë punuar për vendet në “rajon”, shërbimet e inteligjencës të të cilëve kanë vepruar si bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të agjencive spiune të “vendeve armiqësore”, u tha në raport.
 
Kjo ishte një referencë ndaj vendeve armike të Iranit: Izraelit dhe SHBA-së. Në provincën Bushehr është termocentrali i vetëm bërthamor i Iranit që u vendos në funksion në vitin 2011 me ndihmën e Rusisë.
 
Në korrik, Irani tha se autoritetet arrestuan anëtarët e një grupi të lidhur me agjencinë e inteligjencës Mossad të Izraelit, derisa po zhvilloheshin protestat e vazhdueshme mbi mungesën e ujit në jugperëndim të vendit.