Botë

La Palma, llava “përpin” fabrikën e çimentos

13.10.2021 11:25

Rreth 800 banorë të ishullit La Palma janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa llava vazhdon të dalë nga vullkani.

Rreth 800 banorë të ishullit La Palma janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa  llava vazhdon të dalë nga vullkani. 
 
Shërbimi i Mbrojtjes Civile të Ishujve Kanarie njoftoi përmes Twitter se kishte lëshuar një “urdhër evakuimi” për zona të ndryshme të komunitetit Los Lianos de Aridane në anën perëndimore të ishullit.Drejtori teknik i Planit të Emergjencave Vullkanike të Ishujve Kanarie tha se zjarri në uzinën “kishte prodhuar një tym shumë të dendur që ndot ajrin”. Të hënën, rreth 3,000 banorë u detyruan të mbyllen brenda shtëpive të tyre pasi llava “gëlltiti” një fabrikë çimentoje, duke lëshuar re të mëdha tymi.Më shumë se 1.200 ndërtesa janë shkatërruar deri më sot, më pak se një muaj pas shpërthimit të vullkanit.