Botë

Thaçi: Njohja e pavarësisë së Kosovës në fokus të diplomacisë

13.12.2014 15:36

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës do të jetë në fokus të diplomacisë së Kosovës...

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës do të jetë në fokus të diplomacisë së Kosovës gjatë këtij mandati.
 
Ai ka thënë se do të punojë që të arrijë njohjen nga 2/3 e shteteve anëtare të OKB-së, si dhe do të vazhdojë me përpjekjet praktike për të bindur pesë vendet anëtare të BE –së se njohja e pavarësisë së Kosovës është vendim i drejtë dhe me interes të stabilitetit dhe unitetit evropian.
 
“Diplomacia e Kosovë do të angazhohet fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit me institucionet euroatlantike, institucionet e Bashkimit Europian dhe të NATO-s”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
 
Ai ka shtuar se diplomacia e Kosovës do të jetë e përkushtuar edhe për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë dhe vazhdimin e dialogut, që do të finalizohej me njohjen ndërsjellë.