Botë

Aksion kundër kontrabandës në veri të Kosovës, tensionohet situata, arrestime e të lënduar

13.10.2021 14:39

Qytetarët në veri të Kosovës kanë sulmuar efektivët e Njësisë Speciale gjatë protestave për aksionin e policisë kundër...

Qytetarët në veri të Kosovës kanë sulmuar efektivët e Njësisë Speciale gjatë protestave për aksionin e policisë kundër kontrabandës së mallrave. Deri tani raportohet se është lënduar një polic ndërsa 7 persona janë arrestuar. Për të zbatuar urdhrin e gjykatës, Policia dhe Dogana e Kosovës kanë zhvilluar kontrolle në 16 lokacione në të gjithë Kosovën. Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.
 
Pas situatës të tensionuar në Veri të Mitrovicës ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke thënë se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen.
 
“U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, tha Kurti.