Botë
Gjendje e jashtëzakonshme në Kili, konflikt mes ushtrisë dhe banorëve autoktonë
13.10.2021 15:03
Presidenti kilean, Sebastian Pinera, shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe dërgoi ushtrinë në jug të vendit...

Presidenti kilean, Sebastian Pinera, shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe dërgoi ushtrinë në jug të vendit, në kushte të konflikteve të rritura me banorët autoktonë në Mapuçe, të cilët kërkojnë kthimin e tokës dhe autonomi rajonale.
Pinera, tha se ka dërguar forca ushtarake në katër provinca në rajonet Biobio dhe Arukania për të luftuar kundër “shkeljeve serioze të rendit publik” në ato provinca. Presidenti dhe aleatët e tij pohojnë se “akte të dhunës lidhur me tregtinë me drogë. Pjesëtarë të popullit të Mapuçes, prej të cilëve rreth 1,7 milionë jetojnë në Kil – pothuajse dhjetë për qind e popullatës së përgjithshme – me vite kërkojnë kthim të tokës që ua kanë marrë kolonizatorët.
Të pakënaqur nga injorimi këmbëngulës ndaj kërkesave të tyre nga ana e autoriteteve, individë me armë gjatë dhjetë viteve të kaluara sulmonin kamionë dhe e sabotonin prodhimin e ushqimit dhe drunjve. Në dhjetë vitet e fundit, aktivistë të shumtë të Mapuçes, gjithashtu filluan greva urie në shenjë proteste ndaj ligjeve të Pinoçes.
