Zgjedhjet lokale, Tortevski kërkon llogari për higjienën në Shkup

13.10.2021 15:13

Kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit.....

Kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit nga “Partia jote”, Aleksandar Tortevski, kërkon nga kundër-kandidatët llogari për higjienën e qytetit.  

“Harxhime të mëdha të mjeteve nga kundër-kandidatët e mi, do të thosha edhe harxhime të paligjshme. Është më se e qartë se VMRO-DPMNE paratë të cilat i merr nga shteti dhe qytetarët i shfrytëzon për financimin e kandidatit gjoja i pavarur ndërsa kandidatëve të tjerë do t’ju bëja thirrje që të mbajnë më shumë llogari  për higjienën e qytetit. Qyteti është mbushur përplot me fletushka nëpër hyrjet, madje afër kontejnerëve hidhen sasi të mëdha të letrës...”,- tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit “Partia jote”, Aleksandar Tortevski.