Maqedoni

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës, taksistët: Nuk e përballojmë dot, do mbesim pa punë

13.10.2021 15:19

Përderisa çmimi i derivateve të naftës vazhdon të rritet, më të goditur nga kjo krizë janë ata që tërë ditën janë në komunikacion – taksistët.....

Përderisa çmimi i derivateve të naftës vazhdon të rritet, më të goditur nga kjo krizë janë ata që tërë ditën janë në komunikacion – taksistët. Të anketuar nga TVM2 ata thonë se edhe ashtu nuk mund të përballojnë çmimin me të cilin punojnë. Rritja e çmimit të naftës sipas tyre, me vete do të sjell edhe rritjen e çmimeve të produkteve tjera ushqimore.
 
“Katastrofë, nuk mund ta përballojmë këtë. S’ka as punë se me pas punë të gjitha bëhen. 70 denarë është bërë benzina, ne ende vozisim për 50 denarë, ku ka kështu, në asnjë vend të Evropës nuk është kështu.”,- u shpreh një taksist. 
 
“Ndikon në buxhet familjar, ndikon në buxhetin e popullit. Ne rritet çmimi i benzinës, atëherë rriten çmimet e të gjitha artikujve tjerë.”,- theksoi një taksist. 
 
“Ndikon  për gjithçka, rriten çmimet në të gjitha anët. Gjithçka është e lidhur me derivatet dhe rrymën.”,- tha një taksist. 
 
Nga e mërkura në mesnatë qytetarët do të paguajnë 2 denarë më shumë për benzinën, ndërsa çmimet e dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri janë rritur për 2.5 denarë. 
 
ERSAN PAJAZITI