Dita Evropiane e Dhurimit të Organeve, falënderime të shumta familjeve të dhuruesve
Dita Europiane e Dhurimit të Organeve....

Dita Europiane e Dhurimit të Organeve këtë vit iu kushtua familjeve të donatorëve. Ata që presin këtë humanitet kaq të lartë, organet e donuara të atyre që kanë ndërruar jetë, falënderohen për mundësinë për të vazhduar jetën e dikujt.
“Falënderime deri te familja Ballçovski dhe për një periudhë kohore sa më të shkurtër do t’i kisha takuar.”,- tha një pranues i një organi të donuar.
“Përvoja ime ishte shumë e rëndë për shkak se më pat mbetur shumë pak nga jeta, por me ndihmë e profesorit Sashko dhe shpresën se do të mund të bëhet më mirë kur të gjendet donator dhe jam shumë falënderues.”,- theksoi një pranues i një organi të donuar.
Ministri Filipçe falënderoi edhe mjekët që pavarësisht pandemisë, arritën të kryejnë transplante të vështira edhe kur sistemi funksionin normalisht.
“Pas transplantit të parë të zemrës, u bënë tetë diagnoza të vdekjes së trurit dhe u bënë pesë transplantime të tjera të zemrës dhe 17 transplantime të veshkave.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Janë përgatitur listat e përpiluara nacionale për pacientët për transplantim, për zemër, mëlçi, palcën e eshtrave dhe për veshkat. Është vënë në funksion edhe një softuer që një i tillë është i vetmi në vend,pasi që bënë përzgjedhjen e pacientit më të favorshëm për transplantim, dhe është pjesë e platformës “Termini im”.”,- theksoi koordinatorja për transplantim, Maja Mojsova Mijovska.
Në Ditës Europiane të Dhurimit të Organeve, u prezantua edhe një video për gjithçka që ishte bërë në periudhën e kaluar. (Gyltene Sinani, TVM2)
