Maqedoni

Arseni Jovkov: Ndalet bojkoti, prindërit shtojnë kërkesat

13.12.2014 16:47

Këshilli i prindërve shqiptarë përshëndet angazhimin e të gjithë faktorëve dhe shprehë mirënjohje për të gjithë që kontribuan...

Këshilli i prindërve shqiptarë përshëndet  angazhimin e të gjithë faktorëve dhe shprehë mirënjohje për të gjithë që kontribuan të animohet gjendja dhe të kërkohen zgjidhje adekuate të problemeve të krijuara në shkollën e mesme ekonomike “Arseni Jovkov”.

Përshëndesim Kryetarin e Çairit dhe të Shkupit për angazhimin dhe për revidimin e vendimeve të padrejta ndaj nxënësve shqiptarë të Jovanka Asprovskës.

Njëkohësisht Këshilli shprehet hapur se nuk do të heqë dorë nga largimi i drejtoreshës Jovanka Asprovskës nga posti i drejtorit, si dhe nga përmirësimi i të gjitha parrugullsive në këtë shkollë, thuhet në komunikat.

 Në mbledhjen e djeshme janë sjellur këto vendim: Bojkoti i pjesshëm i mësimit ndërpritet për afat prej një muaji.

Kjo bëhet për të mos humbur fëmijët tanë fundin e gjysëmvjetorit dhe për t’i dhënë mundësi zbatimit të marrëveshjes me Kryetarin e Shkupit; Reformim të Këshillit drejtues të shkollës dhe Këshillit të prindërve të shkollës dhe emërimin e shqiptarëve në krye të këtyre organeve të shkollës.

Këshilli aktual drejtues dhe i prinderve duhet menjëher të shpërbëhen dhe të formohen Këshillill i ri, më çka do reflektojnë përbërjen etnike të nxënësve (1200 nxënës shqiptarë, 550 nxënës maqedon dhe 550 të tjerë).

Anëtarët shqiptarë t’i caktojnë shqiptarët dhe jo Jovanka Asprovska! Tre anëtarët aktual shqiptarë në Këshillin e deritanishëm drejtues, që akoma s’kan dhënë dorëheqjen menjëherë të nënshkruajnë dorëheqjen e tyre.

Në kumtesë këshilli i prindërve shtron edhe Këshillat e reformuar në mesin e tyre kërkojnë që të inicojnë revidimin e paraleleve fiktive dhe problematike për konkursin për pranim të nxënësve në vitin shkollor 2015/2016;Të shqyrtojnë ligjshmërinë dhe punën e përgjithshme të drejtoreshës së deritanishme, dhe për parregullsitë të ngriten procedura adekuate.

Zëvendës drejtori brenda një muaji të zbatojë marrëveshjen, të rregulloj çdo parregullsi dhe diskriminim të deritanishëm, pa përjashtim dhe të jap raport para prindërve për këtë.Këshilli i prindërve shqiptarë në Arseni Jovkov do të mblidhet pas një muaji për të analizuar zbatimet e marrëveshjeve dhe vendimeve në praktikë, dhe për hapat e mëtutjeshëm.

Obligimi i fëmijëve tanë është të bëhen nxënës të mirë, ndërsa i yni që t’u mundësojmë kushte për këtë thuhet në komunikatën e prindërve shqiptar të shkollës së mesme ekonomike Arseni Jovkov.

RINA TURKESHI-SAHITI