IShP: Bie numri i rasteve aktive me Covid-19
Numri i rasteve aktive me Kovid-19.....

Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në shtet arrin 6.658 dhe shënon rënie prej rreth 4000 krahasuar me javën paraprake.
Më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm janë në kryeqytet, 3.391, pas së cilës vijon Kumanova me mbi 500, ndërsa Demir Kapia me tre dhe Dojrani me një gjithnjë e më pak raste aktive.
Për ballafaqim më efikas me pandeminë edhe gjatë ditës së djeshme ishin dërguar thirrje për tempo të përshpejtuar për imunizim me masa simuluese, qytetarët në kohë të shkojnë në mjek dhe të mos trajtohen më vete.
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, u ka apeluar te qytetarët të cilët janë pozitivë me Kovid-19, të mos pranojnë trajtim në kushte shtëpiake, nëse për atë nuk deklarohet mjeku amë dhe të kërkojnë dokument për terapinë dhe mënyrën e trajtimit.
Nga Inspektorati thonë kanë marrë ankesa nga një punonjës shëndetësor, për një person të vdekur të infektuar me Kovid-19, e cila pas diagnozës së vërtetuar nga mjeku amë, pas 14 ditëve të infektimit, ka ardhur në Qendrën për Kovid, në gjendje shumë të keqe shëndetësore dhe ka vdekur vetëm disa orë pas pranimit.
Familjarët e afërt të të vdekurës deklaruan se ajo shtatë ditë është trajtuar në kushte shtëpiake me terapi të infuzionit dhe i kanë treguar emrat e saktë të barnave të cilat i janë dhënë, ndërsa të njëjtat i ka potencuar në deklaratë me shkrim edhe punonjësi shëndetësor i cili ka kryer pranimin e pacientes kur ka vdekur.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 35 për qind e popullsisë në shtet kanë marrë dy doza vaksinë, ndërsa sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e gjithë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar së paku me një dozë. (Farije Duati Bakiju, TVM2)
