Familjarët kërkojnë lirim nga akuzat, 1 vit burg me kusht për protestuesit e arrestuar

13.10.2021 17:23

Janë dënuar me kusht 5 të arrestuarit në protestën e 17 shtatorit....

Janë dënuar me kusht 5 të arrestuarit në protestën e 17 shtatorit. Të gjithë e kanë pranuar fajin dhe i kërkuan falje policisë. U zotuan se veprimi i tyre nuk do të përsëritet, pas çka, gjykatësi ka vendosur që t’i dënojë me një vit burg, i kthyer në dënim me kusht me kohëzgjatje prej 3 vitesh, nëse nuk e përsërisin veprën e njëjtë.

Vendimi nuk i pëlqeu familjarëve  të të dënuarve që kërkojnë lirim nga akuza.

“Të kënaqur nuk jemi sepse i shpallën fajtor njerëzit që mbrojnë drejtësinë. Këta që protestonin dolën të mbrojnë drejtësinë, nuk dolën të thyejnë të demolojnë, por të shprehin një revoltë qytetare të jashtëzakonshme. Deri në momentin kur policia i bllokoi këto njerëz dhe filloi aksidenti.”,- deklaroi një familjar.

Organizatori  i protestës, Blerim Amedi, bashkë me katër persona u arrestuan  pas përfundimit të protestës, të nesërmen edhe një protestues u vetëdorëzua në polici.

Protesta e 17 shtatorit u organizua me familjarët e 14 viktimave që pësuan në zjarrin që përfshiu spitalin modular në Tetovë. (Visar Sadiki, TVM2)