Zgjedhjet lokale 2021, Lëvizja “Besa” mbajti tubim në Çair

13.10.2021 17:45

Lëvizja “Besa” prezantoi programin zgjedhor në Çair....

Lëvizja “Besa” prezantoi programin zgjedhor në Çair. Thanë se është koha që qytetarët të bëjnë dallim mes atyre që rrinë 4 vite, e atyre që duan të punojnë me përkushtim

“Qytetarët e Çairit e kanë shansin që të mbërrin deri te ndryshimi që po e presin një kohë të gjatë ato e duan ndryshmin ne u ofrojmë mundësin. Duke na mbështetur neve duke dhënë votën pa rrezikuar se do të bëjnë eksperimente si në të kaluarën. Duke dhënë votën dikujt që nuk e ka realizuar programin.”,- tha kandidati për kryetar komune në Çair – BESA, Kastriot Rexhepi.

“Duhet të përkrahen njerëzit që do të mundohen t’i shtyjnë përpara të gjitha projektet duke bërë fillimisht ndarje proporcionale të buxhetit, duke mundësuar përfaqësimin e drejt dhe adekuat të shqiptarëve, duke ndarë menaxhimin e institucioneve, duke mbështetet sektorin civil duke përkrahur kulturën dhe sportin të shqiptarët si dhe për të mundësuar një zhvillim të barabartë ekonomik dhe infrastrukturor.”,- tha bartësi i listës për këshilltar në qyetetin e Shkupit – BESA, Sedat Ramadani.

Për Lëvizjen “Besa”, çdo votë e qytetarëve është votë për projektet që ata I kanë në program për 4 vitet e ardhshme. (Sanije Duraku, TVM2)