Maqedoni
Përvjetori i komunës shënohet me përurimin e rrugëve
13.12.2014 17:03
Për dallim nga vitet e kaluara kur dita e Komunës së Sarajit është shënuar me aktivitete të ndryshme artistike...
Për dallim nga vitet e kaluara kur dita e Komunës së Sarajit është shënuar me aktivitete të ndryshme artistike, përvjetori i 18 komunën e gjen me rregullimin e rrugëve dhe përmirësimin e jetesës së vet banorëve.
Pikërisht në këtë ditë me shenjë për komunën janë lëshur në përdorim dy rrugica.
“Komuna e Sarajit më 13 dhejtor shënon ditën e themelimit të komunës së Sarajit në përvjetorin e 18 zgjodhëm këtë mënyrë duke përururar dy rrugica në vendbanimin Saraj.Bëhet fjalë për një rrugicë në vendbanimin Saraj vlera e përgjithëshme e këtij investimi arrin vlerën 30 mij euro ndërsa janë shtruar me pllaka të bekatonka me sipërfaqe diku 2000 metra katror”, shprehet kryetar i komunës së Sarajit.
Ky është një investim i tërësishëm i komunës dhe është në pajtueshmëri me planin urbanistik për të cilën banorët shprehen të kënaqur.
“Rruga më e mirë nuk ka ku shkon shumë falëminderit komunës që na ka ndihmuar se kemi qenë shumë keq”, shprehet banor i Sarajit.
“Tashi na e kanë bërë dhe jemi shumë të kanëaqur”, shprehet banor i Sarajit.
“Prej mahallës nuk kemi dhënë asnjë denar flm kryetarit dhe këshillit komunal që vendosi dhe e bërë edhe këtë rrugë”, shprehet banor i Sarajit.
Sipas Murati komuna do të vazhdoj edhe në të ardhmen për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, momentin është duke u punuar në vendbanimin Krushopek dhe së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugicave në vendbanimin Gërcec.
RINA TURKESHI SAHITI
