Zgjedhjet lokale 2021, “E majta” mbrëmë mbajti tubimin në Shkup
Kandidati për kryetar të Shkupit, i mbështetur nga e Majta, Petar Georgievski....

Kandidati për kryetar të Shkupit, i mbështetur nga e Majta, Petar Georgievski ka mbajtur tubim qendror në qytetin e Shkupit. Duke kërkuar mbështetjen e banorëve të Shkupit Georgievski u përqendrua në nevojën për ndryshimin e pushtetit lokal gjithandej nëpër komuna të cilën sipas tij do ta bëjnë qytetarët e papërcaktuar dhe ata që nuk kanë dalë në më shumë cikle zgjedhore deri më tani.
Në këto zgjedhje lokale Georgievski pret që votuesit e papërcaktuar t’i dënojnë dy partitë më të mëdha. Besoj se kësaj radhe në zgjedhje do të dalin ata qytetarë të cilët me vite nuk kanë dalë dhe shpresoj në ata të cilëve u ka ardhur mbi kokë gjithçka dhe për gjatë gjithë këtyre viteve nga ajo që dy partitë më të mëdha kanë bërë që ata të ndjehen të pa shpresë deklaroi kandidati i mbështetur nga “E Majta” për kryetar të Shkupit Petar Georgievski në tubimin qendror.
Ai nga shkupjanët kërkoi që të lusin fqinjët dhe të gjithë miqtë që të dalin në këto zgjedhje.
Pasi që siç tha ai aq sa më e madhe do të jetë dalja do të thotë dënim më i madh për VMRO-DPMNE dhe LSDM-në.
“Nëse shihni se numri tejkalon shifrat 60-65% mundemi lirisht të mblidhemi dhe të festojmë fitoren për Shkupin së bashku me të gjithë këshilltarët dhe kryetarë komunash të qytetit të Shkupit. Ju lutem agjitoni, nuk është me rëndësi se për kë do të votojnë vetëm të dalin mbi 65%. Ata këto ditë do të bëjnë gjithçka që të bezdisin qytetarët, ashtu siç kanë bërë ndër vite që të mos ketë dalje, t’i dekurajojnë qytetarët të mos votojnë dhe t’u thonë se kjo është e pa shpresë. Nuk është e vërtetë “E Majta” është shpresa, unë jam shpresa.”,- tha kandidati për Qytetin e Shkupit, Petar Georgievski.
Ndërkohë kryetari i “Të Majtës”, Dimitar Apasiev, duke ftuar qytetarët që të mbështesin kandidatin Petar Georgevski për të udhëhequr me qytetin e Shkupit dhe listën e këshilltarëve para simpatizuesve të partisë së tij theksoi se ata si parti kanë vendosur standarde të reja në politikë. Në listat tona ndodhen kuadro nga më të ndryshmet tha Apasiev ndërsa me këtë thyejmë stereotipin se jemi parti e një njeriu.
“Ne kemi vënë standarde të reja në politikë. Kemi vendosur standarde kolorite të grupmoshave, vlerave, karaktereve dhe shkallës së arsimimit. Ne jemi partia e vetme që nuk kandidojmë vetëm mjekë si bartës të listave. Ne kemi që nga doktorë shkencash deri në studentë nga familje të ndryshme dhe përfaqësues të prindërve, juristë dhe muzikologë, menaxherë dhe pastrues, ekonomistë dhe sportistë, bujq dhe taksistë, mësues dhe punëtorë tekstili. Pas kësaj stereotipat për partinë “E Majta” janë tejkaluar.”,- theksoi kryetari i “Të majtës”, Dimitar Apasiev.
Apasiev shtoi se në këto zgjedhje lokale presin që të fitojnë mbi 60 këshilltarë në asambletë komunale në nivel shtetëror. (Naim Ramadani, TVM2)
