Covid 19, 12 viktima, 412 infektime të reja në 24 orë
13.10.2021 18:23
12 pacientë e kanë humbur betejën...

12 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “ Termini im”, u raportuan edhe 8 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 1 shtatori deri 8 tetori . nga personat e paraqitur 6 prej tyre kanë vdekur në spital, kurse 2 të tjerë në shtëpi. Nga 3567 testime të realizuara kanë rezultuar positiv 412 persona , prej të cilëve edhe më tej kryeson Shkupi me 207 raste pozitive.
Janë regjistruar edhe 459 pacientë të shëruar, derisa në vend ka 6.589 raste aktive.
