Zgjedhjet lokale 2021, PLD-RDM mbajti tubim në “Gjorçe Petrov”

13.10.2021 18:10

Kandidati për kryetar të komunës së “Gjorve Petrovit"....

Kandidati për kryetar të komunës së “Gjorve Petrovit” dhe ai për Qytetin e Shkupit nga radhët e koalicionit PLD-RDM-së, Ljupço Janevski edhe Beni Shaqiri, premtuan se do të punojnë për Agjendën e Gjelbër, se do t’i afrojnë dhe urbanizojë komunat, se në to të ketë barazi sociale dhe kushte më të mira për jetesë për të gjithë.

“Do të arrijmë që “Gjorçe Petrovin” të bëjmë komunë të gjelbër, do të arrijmë të afrojmë  afër qendrës së kryeqytetit, do të arrijmë bashkërisht dhe të vendosur të ndërtojmë lagjen “Gjorgje Petrov” ashtu siç meriton të jetë, konform, modern dhe të gjelbër. “Gjorçe Petrovi” e kemi trashëguar prej gjeneratës së tretë andaj duhet të punojmë edhe për ta për tu siguruar kushte më të mira për jetës.”,- tha kandidati për kryetar në “Gjorgje Petrov” - PLD- RDM, Ljupço Janevski.

“Një gjë e di me siguri, për dallim nga të tjerëve, ne kemi njerëz të ndershëm dhe të sinqertë që i qëndrojnë fjalës së dhënë para qytetarëve. Ky është projekti ynë kapital. Të jesh i vendosur dhe ta hapësh Qytetin e Shkupit dhe komunat tjera për rreth për qytetarët. Ne i kemi hyrë kësaj gare dhe nuk e kemi ndërmend të jemi të ngadalshëm si ata.”,- u shpreh kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit- PLD-RDM, Beni Shaqiri.

Koalicioni PLD-RDM-së është i mendimit se në këto zgjedhje mund të ndodhin ndryshime rrënjësore me menaxhimin e mëtejshëm  të komunave. (Rexhep Qamili, TVM2)