Zgjedhjet lokale 2021, Jakimovski: Financim falas për patentë-shofer

13.10.2021 17:15

Kandidati i GROM-it për Karposhin, Stevço Jakimovski...

Kandidati i GROM-it për Karposhin, Stevço Jakimovski, premton financim falas për patentë-shofer për të rinjtë dhe tokë shtetërore për çiftet e reja.

“Për çdo person që mbush 18 vjeç komuna e Karposhit do të bëjë financimin për  të marrë patentë-shoferin. Këto nuk janë pak para për një amvisëri nëse vetëm njëri  nga anëtarët e familjes është i punësuar. Të gjitha çifteve të reja që jetojnë në komunën e Karposhit do t’ju jepet tokë shtetërore, me parcelë prej 200 metrash katror, dhe për projektet e përgatitura nga komuna, do të jenë të liruar nga pagesa e taksave komunale, për të pasur mundësi të krijojnë shtëpi për familjen e tyre.”,- tha kandidati i GROM-it për Karposhin, Stevçe Jakimovski.