Maqedoni
Mavrova, Kodra e Diellit dhe Pelisteri të mbuluar me bore
14.10.2021 11:04
Reshjet e para të borës kanë mbuluar majat më të larta malore sot në Maqedoninë e Veriut...

Reshjet e para të borës kanë mbuluar majat më të larta malore sot në Maqedoninë e Veriut.
Mavrova, Kodra e Diellit në Malësinë e Sharrit, Pelisteri dhe pjesë të tjera të larta malore prej mbrëmë janë përfshirë nga reshjet e herëpashershme të borës.
Sipas Entit Hidrometeorologjik edhe sot pritet që të ketë reshje bore në këto pika të larta malore.
Trashësia e borës pritet të mbërrijë deri në 15 centimetra.
