Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, “Më mirë për Tetovën”: Qendra sportive u shkatërrua
14.10.2021 12:38
Nisma “Më mirë për Tetovën” thotë se qenrda sportive është lënë pas dore e dyshojnë...

Nisma “Më mirë për Tetovën” thotë se qendra sportive është lënë pas dore e dyshojnë se kjo bëhet për ta rrënuar e ndërtuar palate.
“Ne e konsiderojmë si tendencioze shkatërrimin e hapësirave të gjelbra publike, posaçërisht qendrës sportive. Kemi dyshime serioze për dallavere të Komunës me mafian urbane qe kjo eventualisht të bëhet hapësirë ndërtimi. Tetova sot ka një park të vogël qyteti me vetëm 8500 metra katrorë, Strumica ka park prej 82 mijë metrash, Manastiri me 96 mijë e Shkupi me 670 mijë metra katrorë. T’ia kthejmë Tetovës qendrën sportive. Ta bëjmë Tetovën qytet për të jetuar e jo për të mbijetuar.”,– u tha nga I. Q. “Më mirë për Tetovën”.
