Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, PDSh mbajti tubim në komunën e Kumanovës
14.10.2021 12:58
PDSh mbrëmë mbajti tubim parazgjedhor në Kumanovë, ku u kërkua vota për të mbështetur listën për këshilltar komunal...

PDSh mbrëmë mbajti tubim parazgjedhor në Kumanovë, ku u kërkua vota për të mbështetur listën për këshilltar komunal. Halil Kurtishi bartës i listës për këshilltar komunal premtoi se, do të investojmë në infrastrukturë moderne rrugore, kanalizim e ujësjellës.
“Investimi dhe ndërtimi i objekteve shkollore dhe kundërshtimi i politikave të dislokimit të shkollave të mesme shqiptare në pjesën rurale, do të jetë beteja kyçe , që të mos lejojmë nëpërkëmbjen e gjeneratave të reja. Ndarja proporcionale e buxhetit në bazë të numrit të nxënësve, e jo në bazë të hapësirës shkollore, do jetë sfida tjetër që na pret. Kështu do i sigurojmë kushte më të mira për fëmijët tanë dhe edukim cilësor. Ndërtimi i çerdheve për fëmijë dhe mbrojtje kolektive shëndetësore. Pa harruar përkrahjen për kulturën e sportin.”,- deklaroi bartësi i listës i këshilltarëve për Kumanovën – PDSh, Halil Kurtishi.
“Unë kam shumë shpresë q në zgjedhjet e ardhshme lokale, PDSh dhe të gjithë shqiptarët do të luftojmë që kryetari i komunë së Kumanovës, ku do bashkohet edhe Likova, të jetë i PDSH-së. Dikush do thotë a arrihet kjo, por shumë gjëra që i ka thënë PDSh prej vitit ‘93, gati se kanë qenë të paarritshme.”,- tha kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
Thaçi mes tjerash tha se sikurse në Likovë ashtu edhe në Kumanovë nuk ka zhvillim as në infrastrukturë e as në investime kapitale.
FATLUM AQIFI
