Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE mbajti tubim në Kriva Pallankë
14.10.2021 13:20
Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e promovoi programin zgjedhore "Krijo një të ardhme të re"...

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e promovoi programin zgjedhore "Krijo një të ardhme të re" në Rankovce, Probishtip, Kratovë dhe Kriva Pallankë. Kandidati për kryetar komune në Kriva Pallank nga radhët e VMRO-DPMNE-së Alexander Rangelov tha se prioritet I ekipit të tij do të jetë gazifikimi i komunës duke vënë gazin e lirë, ekologjik dhe natyror , në dispozicion për qytetarët dhe kompanitë.
Ne premtojmë lidhje falas me gazin për çdo familje, e cila do të lërë më shumë para në buxhetin e familjes, shkollat do të kursejnë një përqindje të lartë të buxhetit që marrin dhe fondet do të përdoren për modernizimin e tyre. Do të angazhohemi për sigurimin e bursave për nxënës dhe student që janë të talentuar ose janë nga familje të rrezikuara sociale, ka premtuar Rangelov.
“Ne do të rindërtojmë tregun e qytetit, i cili do të jetë në dispozicion të qytetarëve disa herë në javë, sepse puna dhe përpjekja e fermerit duhet të paguhet. Ne do të zhvillojmë turizmin në lokalitetin Kalin Kamen. Kjo do të nënkuptojë fillimin e turizmit malor në pjesën e Kriva Pallankës në Osogovë, dhe do të iniciojë ndërtimin e objekteve hotelierike, akomodimit dhe restoranteve. Ne gjithashtu do të investojmë në arsim, duhet të ketë infrastrukturë moderne dhe kushte moderne të të mësuarit për të gjithë studentët sepse ata janë e ardhmja jonë.”,- tha kandidati për kryetar komune në Kriva Pallankë - VMRO-DPMNE, Aleksandar Rangelov.
Kreu i partisë, Hristijan Mickoski, u tha qytetarëve se tani është momenti kur vendoset për të ardhmen, dhe u bëri thirrje që të shkojnë në votime masovikisht. Heronjtë, tha ai, janë njerëz të zakonshëm - fqinjë, miq, të njohur, punëtorë. Zëri i shumicës së heshtur është zëri i punëtorëve në skela, i punonjësve arsimorë dhe kulturorë që janë në depresion, është zëri i aktorëve që ëndërrojnë role të mëdha.
Shumica e heshtur janë edhe fermerët që punojnë në ara dhe ushqejnë kombin. Të gjithë këta njerëz duhet ta dinë se e ardhmja e tyre, por edhe e Maqedonisë varet personalisht nga zëri i tyre. Kjo shumicë e qetë mund të krijojë lumturi, shpresë dhe një fillim të ri.Kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje shumicës dërrmuese të heshtur që të dalë dhe të votojë për ndryshimin më 17 tetor, ka thënë Mickoski. Kjo nuk është një garë e drejtë dhe demokratike me faktin se VMRO-DPMNE po fillon një fushatë parazgjedhore për herë të tretë me prona plotësisht të ngrira. Pra, ne nuk mund të funksionojmë si parti normale politike, tha Mickoski. Ai shtoi se pushteti nga frika dhe paniku po bën lëvizje të dëshpëruara.
“Në katër ditët para votimit shpërndahen dhjetëra miliona euro, duke menduar se në atë mënyrë do të zvogëlojnë humbjen dhe prandaj i bëj thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë në masë. Unë besoj në popullin maqedonas, besoj në qytetarët e Maqedonisë që ata do ta njohin këtë, se do të dalin dhe do të ndëshkojnë këto politika mashtruese kriminale. Unë besoj se ne do të fitojmë dhe se këta njerëz do të mbajnë përgjegjësi për atë që bëjnë, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se do të mbajnë përgjegjësi, sepse Kodin Zgjedhor në nenin 8 se është i qartë për këto gjëra.”,- theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Teksa xhepat e qeverisë po mbushen, njerëzit po varfërohen brutalisht, e njëjta qeveri që është e pasur po varfëron njerëzit, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai tha se vendi po hyn në një spirale inflacioniste, çmimet e të gjitha produkteve po rriten, gjithçka është më e shtrenjtë në dyqane, miell, bukë, vaj, benzinë si dhe se do të përballemi me një krizë të re energjetike.
Dhe e dini pse arritëm në këtë? Sepse derisa REK Manastiri vidhte dhe ishte më e rëndësishme për ta se kush do t'i fitonte tenderët, makinat e gërmimit ishin zhytur në ujë dhe nuk ka gërmime të mjaftueshme. Kjo do kushtoj 50 milionë euro sepse kaq do të kushtojë importi i qymyrit në Maqedoni, tha Mickoski. këtu në Palanka, por Gjalpi është nga këtu," tha Mickoski.
Sipas tij LSDM nuk ofron ide dhe projekte të reja, por përsërit të njëjtat premtime që i kanë ofruar katër vjet më parë.
SANIJE DURAKU
