Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, koalicioni ASh-AA mbajti tubim në komunën e Çairit
14.10.2021 13:50
Koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa mbajti mbrëmë tubim në Çair...

Kandidati i këtij koalicioni për komunën e Çairit, Bekim Sali tha se po afrohet dita e fitores së madhe. Sali tha se fitorja që do të vjen të dielën nuk është e tij por e të gjithëve. Nëse fiton të dielën, premtoi se të rinjtë dhe të rejat do të kenë një qendër për kulturë, inovacion dhe ndërmarrësi ku do të mund të vijë në shprehje kreativiteti i tyre por edhe do të edukohen njësojë si bashkëmoshatarët e tyre anekënd botës.
Tha se ka vendosur ta ç’rrënjosin urinë nga Çairi dhe për këtë qëllim do të hapë kuzhinën publike për skamnorët. Premtoi Rikthimin dhe renovimin e palestrës Partizan , si detyrim që të rinjtë të shpëtojnë nga bastoret dhe kazinot. Meqë më të moshuarit si të rinjtë janë të rëndësishëm për ne, andaj ne do të themelojmë vatra për të moshuarit që aty të kujdesemi edhe për të dashurit tanë. Përmes Master Planit do të jepet një zgjidhje për ta bërë Çairin, vend urban, tha Sali.
Të dielën do ta festojmë fitoren e madhe dhe ditën e parë të ndryshimit të madh në Çair. Jam këtu për t’ju parë në sy dhe për t’ju falënderuar për mbështetjen. Ndonëse rezultati i të dielës dihet, dua të them se të gjithë ju jeni njerëzit jeni njerëz të zemrës sime”, deklaroi Sali. Ai tha se gjatë ditëve të kaluar është takuar me mijëra njerëz, dhe shtoi se ua ka vërejtur lodhjen dhe trishtimin që e kanë.
‘Ata presin ndryshim dhe padyshim ky ndryshim vjen më 17 tetor. Nuk kemi kohë më për eksperimente fjalë boshe dhe shtrembërimeve, ka mbaruar koha e fjalëve të mëdha, tani është koha e punëve të mëdha, prandaj me 17 tetor do të fitojmë.”,- deklaroi Bekim Sali.
“Përmes master planit që do ta miratoj do t’i japim kësaj komune zgjidhje urbanistike për ta bërë Çairin e ri, prandaj më 17 tetor do të fitojmë. Çairit do të ja zgjidhim problemin e parkingjeve.”,- tha kandidati për kryetar të komunës së Çairit - ASh-AA, Bekim Sali.
Mbështetje premtimeve të tij për Çairin, i dhanë edhe krerët e koalicionit ASH alternativa Zijadin Sela Afrim Gashi. Ata thanë se me vite në Çair, nuk është investuar asgjë por ka pasur vetëm shkatërrime dhe uzurpime. Përkujtuan se 17 tetor secili njeri do të ballafaqohet me dy alternativa. E para është status quo, dhe e dyta është ndryshimi e janë të bindur se shqiptarët do dinë të votojnë për ndryshimin. Thanë se teksa po afrohet dita e zgjedhjeve, ka mbetur vetëm një punë, të sillet fitorja për koalicionin ASH-AAA edhe atë prej raundit të parë.
“Rinistë ju që keni qenë në vitin 2017 që sapo e keni kryer shkollën e mesme tani jeni regjistruar në fakultet, nuk keni pare asgjë përveç uzurpimeve, jetën më të mirë të shkollës së mesme ua kanë nxirë këta njerëz.”,- u shpreh kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
“Sa më tepër që angazhoheni ju, besomëni që më tepër ua ndalni hapat atyre të cilët nuk din gjë tjetër pos kërcënimit, shantazhit, hajdutërisë që e kanë dëshmuar edhe në zgjedhjet e kaluara këtu në Çair.”,- tha kryetari i ASh-së, Ziadin Sela.
Nga koalicioni u apeluan banorëve të Çairit me 17 tetor të votojnë masovikisht për ndryshimet që do t’i sjell në Çair ekipi dhe program i ASh-Alternativës. Ata u zotuan se kandidati Sali dhe stafi i tij do të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik që është çelës për zhvillimin e një jetë cilësore për Çairin.
ZEKIRJA MEXHITI
