Origjina e Covid-19, OBSh: Nuk përjashtohet aksidenti laboratorik
Organizata Botërore e Shëndetit...

Organizata Botërore e Shëndetit ka emëruar 26 ekspertë për t’u bashkuar me Grupin Këshillimor Shkencor mbi Origjinat e Patogjenëve të Ri Sago.
Sipas OBSH-së, grup i ri i punës mund të jetë shansi i fundit për të gjetur origjinën e Covid-19, në më shumë se një vit e gjysmë që kur virusi u zbulua në qytetin kinez Ëuhan. Por pyetja se si u shfaq virusi për herë të parë mbetet ende e paqartë.
Ekipi do të marrë parasysh nëse virusi kaloi nga kafshët te njerëzit në tregjet Ëuhan ose rrjedh në një aksident laboratorik.
Kina e ka hedhur poshtë fuqishëm teorinë e dytë.Në shkurt, një ekip i OBSH-së i ngarkuar me hetimin e origjinës së Covid udhëtoi për në Kinë dhe arriti në përfundimin se virusi ndoshta kishte ardhur nga lakuriqët e natës, por duhej më shumë punë.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, më vonë tha se hetimi ishte penguar nga mungesa e të dhënave dhe transparenca nga Kina.
Anëtarët e propozuar të grupit Sago përfshijnë gjashtë ekspertë që vizituan Kinën si pjesë e ekipit të mëparshëm.
Përveç koronavirusit, Sago gjithashtu do të shikojë origjinën e patogjenëve të tjerë me rrezik të lartë.
Në një editorial të përbashkët në revistën Science, zyrtarëT E OBSH-së thanë se “nuk mund të përjashtohet një aksident laboratorik”.
Sago mund të jetë “shansi i fundit për të kuptuar origjinën e këtij virusi”.
CNN raportoi se Kina po përgatitej të testonte dhjetëra mijëra mostra të bankave të gjakut të marra në muajt e parë të pandemisë.
